Sigurimi i Jetës për Hua
Polica e Sigurimit të Jetës për Hua është një instrument sigurimi që ofrohet për personat që marrin kredi në bankë. Ky sigurim mbulon rrezikun e vdekjes së personit të siguruar pa asnjë kufizim territorial. Në rast vdekje të të siguruarit Akbsug Jetë merr përsipër detyrimin e plotë financiar ndaj Bankës / Institucionit kredidhënës për huanë e pashlyer duke krijuar mbrojtje financiare për familjarët apo ortakët e biznesit të të siguruarit.
Ky sigurim ofrohet për personat me moshë nga 18 deri 65 vjeç, pavarësisht nëse është apo jo kriter në kontratën e kredisë. Shuma e sigurimit që shënohet në policë si rregull është e barabartë me vlerën e kredisë së marrë. Primi i sigurimit llogaritet duke marrë në konsideratë moshën, gjininë, gjëndjen shëndetësore të personit të siguruar dhe shumën e kredisë së lëvruar.
Kushtet e Kontratës