Rreth Albsig Jetë

  • Home
  • Rreth Albsig Jetë
about
about

HISTORIA

Albsig Jetë sh.a. është një shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2019 dhe e liçensuar nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në datë 13.09.2019 për të ushtruar veprimtarinë e sigurimit të jetës në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të gjitha klasat e sigurimit të jetës.

Që prej vitit 2019, punojmë të ndërtojmë një model të ri biznesi rreth nevojave të klientëve, duke pasur në thelb vlerat e përbashkëta që na shoqërojnë çdo hap të punës.

Si shoqëri aksionere me kapital 100% të zotëruar nga Albsig sh.a, shoqëria jonë ka shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë falë cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit, duke u gjendur pranë klientëve me produkte sigurimi jete të rikonceptuara falë një stafi profesional dhe bashkëpunimit me disa nga kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare në fushën e sigurimeve të jetës.

Në vitin e tretë të aktivitetit, Albsig Jetë sh.a. ka rritjen më të lartë në tregun shqiptar të sigurimeve të jetës duke u renditur në vend të tretë me rreth 18% të tregut të përgjithshëm të sigurimit të jetës si dhe në vendin e dytë në treg me rreth 20% të tregut të sigurimit të jetës me afat.

Informacionet më të detajuara për tregun e sigurimeve të jetës mund ti gjeni në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në linkun: www.amf.gov.al

VIZIONI

Ne do të aplikojmë standarde të larta në lidhje me integritetin dhe përgjegjshmërinë e punës sonë. Ne do të jemi një ndër kompanitë lider në tregun shqiptar të sigurimeve të jetës, sukses që do të arrihet falë përkushtimit të vazhdueshëm ndaj klientëve të shoqërisë Albsig Jetë sha, inovacionit, eficencës operacionale, shërbimit të shpejtë dhe profesionalizmit të stafit tonë.

MISIONI

Ne do të ofrojmë produkte inovative në tregun e sigurimeve të jetës, duke përmbushur standardet etike dhe profesionale të grupit, pjese e të cilit përfaqësojmë, shoqëruar me përfitime të qëndrueshme për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë. Ne do jemi pranë jush dhe do ju shërbejmë gjatë dhe pas sigurimit të jetës.

VIZIONI

Ne do të aplikojmë standarde të larta në lidhje me integritetin dhe përgjegjshmërinë e punës sonë. Ne do të jemi një ndër kompanitë lider në tregun shqiptar të sigurimeve të jetës, sukses që do të arrihet falë përkushtimit të vazhdueshëm ndaj klientëve të shoqërisë Albsig Jetë sha, inovacionit, eficences operacionale, shërbimit të shpejtë dhe profesionalizmit të stafit tonë.

MISIONI

Ne do të ofrojmë produkte inovative në tregun e sigurimeve të jetës, duke përmbushur standardet etike dhe profesionale të grupit, pjese e të cilit përfaqësojmë, shoqëruar me përfitime të qëndrueshme për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë. Ne do jemi pranë jush dhe do ju shërbejmë gjatë dhe pas sigurimit të jetës.

 
rreth albsig

Emri i shoqërisë:

ALBSIG JETË

Web

www.albsig-jete.al

Data e themelimit:

09 / 08 / 2019

Aktiviteti:

Sigurime Jete

Organet Drejtuese:

Z. Plarent Hamzaj – Kryetar

Z. Redi Ujkashi – Anëtar

Z. Klodjan Gjonaj – Anëtar

Kapitali

402.000 000

Numri i punonjësve:

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG-JETË !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?