Politikat e Privatësisë

Përdorimi i Informacionit

Të gjitha të dhënat e përfshira në websajtin e Albsig sh.a. www.albsig-jete.al, i nënshtrohen ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Mbledhja e të dhënave bëhet nëpërmjet formularëve të ndryshëm të (punësimit, kërkesave për informacion, raportimit të dëmeve etj). Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. Albsig sh.a. siguron të gjithë përdoruesit se mbledhja e të dhënave dhe përpunimi i tyre do të kryhet vetëm për arsyen për të cilën janë dërguar si dhe garanton trajtimin me konfidencialitet të të dhënave.

Të gjitha të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databazat e Albsig sh.a. do të përpunohen nga punonjësit e Albsig dhe në asnjë moment nuk do të përdoren për arsye përfitimi nga palët e treta. Të dhënat do të ruhen në mjedise të sigurta dhe aksesi në to është i kufizuar. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kur përdoruesi kërkon ndryshim të të dhënave të tij personale ose vëren ndonjë shkelje është i lutur të kontaktojë menjëherë Albsig sh.a. në adresën e emailit [email protected] ose në një nga format tona të kontaktit.

Përdoruesit kanë të drejtën e refuzimit të grumbullimit dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG-JETË !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?