Albsig Jetë sjell shërbimin e Opinionit të Dytë Mjekësor me kartën MediGuide

Partneriteti i shoqërisë Albsig Jetë me MediGuide MSO sjell tashmë shërbimin e opinioneve të dyta mjekësore prej të cilit po përfitojnë miliona njerëz në më shumë se 60 vende të botës. Për shoqërinë Albsig Jetë, partneriteti me një kompani si Mediguide, me një përvojë mbi 20 vjeçare dhe shtrirje globale, është jo vetëm një hap i madh në tregun e sigurimeve, por një tregues tepër domethënës i aftësisë së kësaj shoqërie për të identifikuar nevojën për një shërbim që për shqiptarët ka qenë gjithmonë shumë i vështirë, i kushtueshëm, apo i pamundur. Tashmë, kushdo mund të pajiset me kartën e Albsig Jetë, MSO dhe MSO Plus nga  MediGuide për të përfituar opinionin e dytë mjekësor të mjekëve specialistë më të mirë në të gjithë botën dhe për të garantuar diagnostikimin e saktë dhe trajtimin e duhur për çdo sëmundje.

 MediGuide International LLC, me qendër në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kompania lider në botë për ofrimin e shërbimit MSO (Opinionet e Dyta Mjekësore). Kompania është themeluar në vitin 1999 dhe që atëherë, ka shtrirë veprimtarinë e saj në pesë kontinente, duke pasur klientë në më shumë se 60 shtete dhe duke menaxhuar rastet e opinioneve të dyta mjekësore në qendra të specializuara të më shumë se 152 vendeve në botë. Misioni i Mediguide ka qenë dhe mbetet mundësimi i zgjidhjeve shëndetësore pa kufizime ekonomike dhe gjeografike, nëpërmjet aksesit në informacionin më të mirë mjekësor.

 

Medi-Guide- albsig Jete

Shërbimet mjekësore ndërkombëtare

Opinioni i Dytë Mjekësor MSO

Paketa MSO dhe MSO plus

Procedura e marrjes së opinionit të dytë mjekësor nëpërmjet MediGuide është mjaft e thjeshtë dhe nuk përfshin asnjë kosto shtesë. Të pajisurit me Kartën MediGuide do të mund të lidhen me koordinatorin e MediGuide me anë të një telefonate dhe do të marrin orientimet e nevojshme për gjithë procesin. Koordinatori do t’ju ofrojë të drejtën e zgjedhjes mes tri qendrave mjekësore të përzgjedhura me kujdes për të shqyrtuar kartelën dhe pasi të bëhet zgjedhja, kartela shqyrtohet nga një ekip shumëdisiplinor specialistësh. Pacienti do të marrë raportin e plotë të opinionit të dytë mjekësor për rastin e tij brenda dhjetë ditëve nga data e kërkesës dhe më pas mund të diskutojë rezultatet me MediGuide dhe mjekun e tij personal. Ky shërbim ofron gjithashtu edhe mundësimin e bisedave mes specialistëve të MediGuide dhe mjekut personal në rast se lind nevoja e ndryshimit të trajtimit mjekësor.

Albsig Jetë e sjell këtë shërbim me anë të dy paketave: MSO dhe MSO Plus, të cilat, që prej muajit Qershor janë bërë të vlefshme për të gjithë ata që duan të marrin diagnoza të sakta dhe trajtimet e duhura mjekësore me më pak ndërlikime, duke pasur mundësi të shmangin analizat dhe ekzaminimet e përsëritura, apo ndërhyrjet e kushtueshme kirurgjikale. Paketa MSO përfshin rishikimin e plotë të diagnozës origjinale dhe një plan trajtimi të propozuar nga specialistët e qendrës mjekësore lider në botë të zgjedhur nga vetë mbajtësi i kartës. Paketa MSO Plus, përveç opinionit të dytë mjekësor, ofron edhe shërbimin e asistencës mjekësore rajonale dhe shërbim për kontrollin e kostos së kujdesit shëndetësor. Nëpërmjet këtij shërbimi, mbajtësi i kartës MediGuide do të referohet në një qendër mjekësore të rajonit të zgjedhur nga vetë ai, do të marrë një vlerësim të kostos sipas trajtimit të propozuar, si dhe do të ketë lehtësira në transport dhe akomodim. Paketat MSO dhe MSO Plus janë të vlefshme si për individë, ashtu edhe për familje dhe garantojnë që diagnoza dhe trajtimi i sëmundjes të jenë në duart e mjekëve më të mirë dhe të qendrave lider të kujdesit shëndetësor në botë.

 

Albsig Jetë sh.a., pjesë e Grupit KASTRATI, është Shoqëri Aksionare me seli në Rrugën e “Barrikadave” në Tiranë, e cila ofron sigurimin e jetës për të gjitha kategoritë që prej vitit 2019 dhe është një nga kompanitë me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve. Partneriteti me MediGuide bën pjesë në strategjinë e suksesshme të ndjekur nga shoqëria Albsig Jetë, që krahas produkteve tradicionale të sigurimit të jetës, të sjellë dhe produkte të reja inovative që plotësojnë nevojat e tregut, por edhe atë të qytetarëve shqiptarë për një cilësi më të mirë jetese dhe përfitim të shërbimeve më cilësore.

 

Nëse dëshironi të merrni më shumë informacion mbi pajisjen me kartën MediGuide dhe paketat MSO dhe MSO Plus, mund të vizitoni faqen zyrtare MediGuide.

    ______________

    Gjatë gjithë periudhës një vjeçare të vlefshmërisë së Kartës, I siguruari ka të drejtë të marrë shërbimin e ofruar nga paketa e zgjedhur, duke kontaktuar në numrin 8001503, linjë e dedikuar 24/7 për “Karta MSO, Opinioni i Dytë Mjekësor”, shërbim telefonik falas.

    Duke nisur nga kjo telefonatë e në vijim, klienti do të udhëhiqet gjatë gjithë procesit të marrjes së Opinionit të Dytë Mjekësor nga kordinatori i rastit pranë MediGuide.

    PUBLIKIME

    SHERBIMET

    Rrjeti Mjeksor

    Kontrollo Vlefshmërin e Policës

    Apliko Online

    Raporto Dëmin Online

    Bli Online

    Open WhatsApp
    Na kontaktoni !
    Mirë se vini në ALBIG-JETË !
    Përshendetje !
    Si mund t'ju ndihmojmë ?